Flash News

Bota

Gjenden 18 emigrantë të vdekur në një kamion të braktisur në Bullgari

Gjenden 18 emigrantë të vdekur në një kamion të

Policia bullgare ka bërë katër arrestime pasi 18 persona, përfshirë një fëmijë, u gjetën të vdekur në një kamion të braktisur në Bullgari, raporton BBC.

Kamioni duket se po transportonte ilegalisht një grup emigrantësh. Tridhjetë e katër persona, përfshirë pesë fëmijë, u dërguan me urgjencë në spitale dhe disa ishin në gjendje kritike, tha ministri i shëndetësisë.

Njerëzit në kamion ishin të ftohtë, të lagur dhe nuk kishin ngrënë prej disa ditësh. Besohet se ky është incidenti më vdekjeprurës me emigrantë në Bullgari.

Të fundit