Flash News

Bota

Gjendet i vdekur autori i masakrës me 18 viktima në SHBA

Gjendet i vdekur autori i masakrës me 18 viktima në SHBA

40-vjeçari, Robert Card, i dyshuar për vrasjen e 18 personave nga të shtënat në Maine të SHBA është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e një plage të vetëshkaktuar me armë zjarri.

“I dyshuari për të shtënat e së mërkurës mbrëma është gjetur dhe ka vdekur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin.

Në një konferencë shtypi, guvernatori i Maine, Janet Mills tha se trupi u gjet afër vendit ku ndodhën të shtënat.

Kujtojmë se të shtënat filluan në një rrugicë në qytetin e vogël të Lewiston ku si fillim një grua dhe gjashtë burra u vranë.

Brenda rreth 10 minutash, u raportuan të shtëna me armë zjarri në një restorant aty pranë, Schemengees Bar & Grille, ku tetë burra të tjerë u qëlluan për vdekje. Gjashtëmbëdhjetë persona të plagosur u transferuan në spital ku tre prej të cilëve humbën jetën më vonë.

Të fundit