Flash News

Bota

Goditje e rëndë për Ukrainën nga SHBA, tanket e premtuara mund të vonojnë deri në 2 vite

Goditje e rëndë për Ukrainën nga SHBA, tanket e premtuara

SHBA kishte njoftuar në janar se do të furnizonte Ukrainën me 31 tanke të avancuara M1 Abrams me vlerë 400 milionë dollarë brenda disa muajsh. Megjithatë një zyrtare e ushtrisë amerikane ka deklaruar se mund të duhet deri në dy vjet që këto tanke të dorëzohen në Ukrainë.

Sipas saj planet janë ende duke u hartuar se si do të dorëzohen mjetet luftarake.

“Nuk do të jetë çështje javësh. Asnjë nga opsionet që ne po eksplorojmë nuk është punë javësh apo dy muajsh. Ka afate më të gjata kohore të përfshira. Por unë mendoj se ka opsione që janë më pak se dy vjet, më pak se një vit e gjysmë. Por përsëri duhet të shohim të mirat dhe të këqijat e secilës prej tyre”,

Zyrtarja shtoi se një tjetër opsion do të përfshinte vendet që SHBA-ja i ka shitur tanke më parë, të cilat mund tu japin ukrainasve tanket më shpejt. 

Goditje e rëndë për Ukrainën nga SHBA, tanket e premtuara

Të fundit