Flash News

Bota

Grupi militant i Hamasit thotë se 13 pengje janë vrarë në Gaza

Grupi militant i Hamasit thotë se 13 pengje janë vrarë në

Hamasi pretendon se 13 pengje në Gaza janë vrarë nga sulmet ajrore. 13 pengjet izraelite dhe të huaj mbaheshin në Rripin e Gazës.

"Trembëdhjetë të burgosur përfshirë të huaj u vranë në pesë vende të shënjestruara nga avionët luftarakë izraelitë”, tha në një deklaratë Brigadat Izzedine al-Qassam.

Hamasi mori robër rreth 150 njerëz kur nisi sulmin e tij të befasishëm më 7 tetor. Ajo ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.

Të fundit