Flash News

Bota

Si sot 50 vite më parë Izraeli nisi Luftën e Yom Kippur, shtetet arabe e sulmuan në befasi më 1973

Si sot 50 vite më parë Izraeli nisi Luftën e Yom Kippur, shtetet

Izraeli u sulmua sot nga grupet militante të Hamasit, të stacionuara në Rripin e Gazës. Qindra raketa janë hedhur mbi Tel Aviv duke shkaktuar deri tani të paktën 22 viktima dhe mbi 200 të plagosur.

Por, sulmi i sotëm vjen në një datë të shënuar për Izraelin. Sot shënohet 50 vjetori i luftës së vitit 1973, e quajtur ndryshe edhe si Lufta e Yom Kipurit, një sulm i befasishëm nga fqinjët arabë të Izraelit që filloi më 6 tetor 1973.

Lufta u quajt e tillë nga Izraeli pasi shpërthimi filloi në Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre. Çifutët zakonisht e respektojnë ditën duke agjëruar dhe duke u penduar për mëkatet e tyre gjatë vitit të kaluar. Në pjesën më të madhe të botës arabe, ajo njihet si Lufta e 6 Tetorit dhe konsiderohet një fitore.

Konflikti filloi me dërgimin e trupave nga Egjipti dhe Siria me shpresën se mund të rimarrë territorin në Lartësitë Golan dhe Gadishullin Sinai të pushtuar më parë nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të qershorit 1967.

Arabia Saudite, Kuvajti, Libia, Algjeria, Tunizia, Sudani, Maroku dhe Jordania ndihmuan Egjiptin dhe Sirinë me trupa, ndihmë financiare dhe armë. Bashkimi Sovjetik dërgoi me avion furnizime për luftëtarët arabë, ndërsa Shtetet e Bashkuara i dhanë ndihmë Izraelit.

Lufta përfundoi me trupat izraelite që iu afruan Damaskut dhe një ushtri e tërë egjiptiane u rrethua.

 

Të fundit