Flash News

Bota

Hamasi reagon pas sulmeve mbi Izraelin: Kemi të drejtë të mbrohemi kundër terrorit

Hamasi reagon pas sulmeve mbi Izraelin: Kemi të drejtë të

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas kryesoi një takim të nivelit të lartë me disa zyrtarë të mbrojtjes dhe tha se populli palestinez ka të drejtë të mbrohet kundër "terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese", referuar kështu izraelitëve.

Në takimin urgjent, Abbas i udhëzoi zyrtarët të sigurojnë mbrojtje për popullin palestinez dhe të ofrojnë gjithçka që është e nevojshme për të forcuar qëndrueshmërinë e popullit në përballjen e krimeve të kryera nga okupimi izraelit dhe bandat e kolonëve.

Militantët e Hamasit sulmuan sot Izraelin nga Rripi i Gazës me raketa duke shkaktuar të paktën 2 viktima dhe qindra të plagosur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi ësht ënë luftë.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë. Jo një operacion, as një përshkallëzim - në luftë, "tha Netanyahu.

Të fundit