Flash News

Bota

“Historike në Gjermani/ Politikani pro-Kosovës me bashkëshorte shqiptare merr drejtimin e Baden-Württembergut

“Historike në Gjermani/ Politikani pro-Kosovës me

Politikani i Partisë së Gjelbër në Gjermani, Cem Özdemir, është zgjedhur kryeministër i landit të Baden-Württembergut, duke hyrë në histori si politikani i parë me rrënjë turke që merr drejtimin e një landi gjerman. Pak muaj para zgjedhjeve, ai bëri publike edhe martesën me juristen shqiptare Flavia Zaka, një emër i njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe ligjit mjedisor në Kanada.

Baden-Württemberg konsiderohet një nga rajonet më të zhvilluara ekonomikisht në Europë dhe zemra industriale e Gjermanisë, ku operojnë kompani gjigante si Mercedes-Benz, Porsche dhe Bosch. Me zgjedhjen e Özdemirit, në krye të këtij landi vjen një figurë që ka ndërtuar karrierën politike mbi çështjet e integrimit, mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut.

60-vjeçari, djali i emigrantëve turq që mbërritën në Gjermani si punëtorë në vitet ’60, e cilësoi zgjedhjen e tij si “kulmin absolut” të jetës politike. Ai ka qenë ndër figurat më të rëndësishme të Partisë së Gjelbër, deputeti i parë me origjinë turke në Bundestag dhe më herët ministër i Bujqësisë në qeverinë e kancelarit Olaf Scholz.

Özdemir njihet edhe si një mbështetës i fortë i Kosoves dhe ka mbajtur shpesh qëndrime të ashpra ndaj politikave të Recep Tayyip Erdoğan. Ai ka vizituar disa herë Kosovën dhe ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera nga forcat serbe.

Në vëmendjen e mediave ka qenë edhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flavia Zaka, e cila emigroi me familjen nga Shqipëria në Kanada dhe më pas studioi drejtësi në Gjermani. Me zgjedhjen e Özdemirit, ajo konsiderohet tashmë “First Lady” e Baden-Württembergut.

Të fundit