Flash News

Bota

Tërmeti i dytë 7.5 ballë godet sërish Turqinë

Tërmeti i dytë 7.5 ballë godet sërish Turqinë

Një tërmet i dytë ka goditur Turqinë juglindore, me epiqendër afër qytetit të Kahramanmaras, sipas raportimeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se kishte matur fuqinë e tërmetit në 7.5 ballë. Deri tani më shumë se 900 njerëz janë vrarë në Turqi pasi një tërmet i parë i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore mëngjesin e sotëm.

Ndërsa në Siri raportohet deri tani për 320 viktima.

Të fundit