Flash News

Bota

Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake të pamatur”

Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake të

Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për zgjedhjen e një “aventurë ushtarake të pamatur” sa herë që, sipas Teheranit, një zgjidhje diplomatike është në tryezë.

Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se Irani “nuk do t’i nënshtrohet presionit”, duke e akuzuar Uashingtonin për përshkallëzim të qëllimshëm të situatës.

Ai ngriti pyetje nëse veprimet amerikane janë “një taktikë presioni” apo rezultat i ndikimeve që, sipas tij, po e shtyjnë SHBA-në drejt një “ngërçi të ri”.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta, pasi si SHBA ashtu edhe Irani kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulme në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike të transportit të naftës në botë. Sipas raportimeve, forcat amerikane kanë goditur disa mjete iraniane në zonë, ndërsa Teherani është përgjigjur me veprime ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik.

Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një armëpushim mbetet në fuqi, pavarësisht përplasjeve të fundit. Ky armëpushim synon të hapë rrugën për bisedime që do t’i jepnin fund konfliktit që SHBA dhe Izraeli e nisën në shkurt.

Të fundit