Flash News

Bota

Irani: Nuk jemi pranë një marrëveshjeje me SHBA-në

Irani: Nuk jemi pranë një marrëveshjeje me SHBA-në

Irani ka deklaruar se, megjithëse janë shënuar përparime në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, një marrëveshje përfundimtare “nuk është e afërt”, raporton BBC.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqai, tha se palët kanë arritur konsensus për një pjesë të madhe të çështjeve në diskutim, por theksoi se kjo nuk nënkupton një marrëveshje të menjëhershme.

“Është e saktë të thuhet se kemi arritur në një përfundim për një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen, por askush nuk mund të thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje është i afërt,” u shpreh Baqai në Teheran.

Sipas raportimeve, draft-memorandumi i mirëkuptimit përfshin një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vijimin e negociatave mbi programin bërthamor iranian.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se palët janë afër një marrëveshjeje, por më pas ka theksuar se negociatorëve u është kërkuar “të mos nxitojnë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha nga Delhi se një marrëveshje mund të arrihej brenda ditës, duke shtuar: “Menduam se mund të kishim lajme mbrëmë. Ndoshta sot.”

Të fundit