Flash News

Bota

Irani sulmon me 4 raketa Emiratet e Bashkuara Arabe

Irani sulmon me 4 raketa Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se Irani ka lëshuar katër raketa në drejtim të territorit të tyre, në një incident që ka rritur ndjeshëm nivelin e alarmit të sigurisë në vend.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, tre nga raketat janë interceptuar mbi ujërat territoriale, ndërsa një tjetër ka rënë në det, pa shkaktuar dëme të raportuara në tokë.

Ngjarja ndodhi në një ditë me tensione të shtuara në rajon. Pak më herët, mijëra qytetarë në Dubai kanë marrë në telefonat e tyre një njoftim urgjent sigurie, në gjuhën angleze dhe arabe, ku paralajmëroheshin për rrezik të mundshëm raketor dhe u kërkohej të strehoheshin menjëherë në vende të sigurta.

Autoritetet nuk kanë raportuar ende për viktima apo dëme materiale, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Të fundit