Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Ish-komandanti i NATO-s: Kriza me Iranin ekspozon një Perëndim më të ndarë se kundërshtarët e tij

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rriten dhe Uashingtoni po u bën trysni aleatëve ta rrisin angazhimin, debati nuk ka të bëjë më vetëm me atë nëse NATO-ja i ka kapacitetet për të kontribuar, por nëse aleanca mund të përballojë një tjetër test të madh të sigurisë pa i thelluar përçarjet transatlantike.
Në qendër të këtij debati është një mekanizëm që deri tani ka munguar në diskutim: Neni 4, klauzola e konsultimeve e NATO-s, e cila ua mundëson aleatëve të mblidhen zyrtarisht kur një anëtar beson se siguria, integriteti territorial ose pavarësia politike e tij është e kërcënuar.
Për gjeneralin me katër yje në pension, Philip Breedlove, ish-komandant Suprem i Aleatëve në Evropë i NATO-s (SACEUR), mungesa e konsultimeve është pjesë e problemit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), më 5 maj, ai tha se ajo që disa e paraqesin si një “test iranian” për NATO-n është gjithashtu mundësi për ta riformatuar mënyrën se si aleanca menaxhon krizat që dalin jashtë teatrit të saj tradicional, por që gjithsesi kanë pasoja të drejtpërdrejta strategjike.
Radio Evropa e Lirë: A po shohim një “test iranian” përcaktues për NATO-n apo një moment që mund t’i ekspozojë kufizimet e saj? Duke pasur parasysh pritshmëritë e Uashingtonit dhe ndarjet mes aleatëve, çfarë mund të bëjë realisht NATO-ja dhe cilat janë kufizimet e saj?
Phillip Breedlove: Siç e dini, ne nuk e kemi përdorur kurrë Nenin 4 në NATO për këtë veprim. Këshilla ime për të gjithë është të tërhiqemi nga të gjitha taktikat e presionit dhe gjuha e ashpër, dhe të ulemi e ta shohim këtë si një mundësi. Çfarë mund të bëjmë së bashku? Cilat pjesë mund t’i sjellë NATO në këtë “enigmë”, dhe nëse është e nevojshme, madje të kërkojmë një konsultim sipas Nenit 4, në mënyrë që NATO-ja të shohë se është e angazhuar në mënyrat siç supozohet të angazhohet kur merret me NATO-n.
Pasi të ulemi, besoj se mund të gjejmë shumë fusha ku NATO-ja mund të bëhet pjesë e operacionit, dhe shpresoj që edhe duhet të bëhet pjesë e tij. Por, çelësi është të ndalet qasja e ashpër, të ndalet e gjithë retorika në gazeta, të fillojnë konsultime reale në nivel bashkëpunimi dhe të kërkohen mundësi, duke e parë këtë si një mundësi pozitive për të ardhmen tonë së bashku.
Radio Evropa e Lirë: Po dëgjojmë zyrtarë dhe ekspertë të ndryshëm, nga të dyja palët, që po pyesin nëse NATO-ja është e strukturuar për të përballuar një krizë të tillë hibride “zona gri” në Ngushticën e Hormuzit. Apo është ndërtuar për një epokë tjetër?
Phillip Breedlove: NATO është ndërtuar për të na mbrojtur kundër armikut tonë. Ne ende kemi të njëjtin armik. Ai armik është Rusia. Më në fund kemi të gjitha dokumentet tona që e pranojnë se Rusia është armiku. Rusia ka filluar një luftë agresioni në nivel teatri në Evropë me sulmin ndaj Ukrainës, dhe kjo luftë, shumë njerëz gabojnë kur flasin për të, thonë se do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Kjo luftë është 12 vjet e gjatë. Ka filluar në vitin 2014 dhe nuk është ndalur që atëherë.
Pra, NATO-ja është ndërtuar për t’i mbrojtur Evropën dhe aleatët e NATO-s kundër armikut tonë të përbashkët, që është Rusia e Vladimir Putinit. Pra po, jemi ndërtuar në një mënyrë të caktuar, por unë do të thosha se ka shumë kapacitete, përfshirë kapacitetet për çminim dhe të tjera brenda NATO-s, që do të ishin përparësi shumë e mirë për përpjekjen që po ndodh tani në Gjirin Persik. Dhe sërish, nëse tërhiqemi, ulim retorikën dhe fillojmë të bashkëpunojmë dhe të shohim mundësi së bashku, mendoj se mund të arrijmë qëllimin.
Radio Evropa e Lirë: Na ktheni në vitet tuaja si SACEUR. Nëse do të ishit në atë pozicion tani, si do të dukej përfshirja e NATO-s në lidhje me Iranin?
Phillip Breedlove: Përfshirja e NATO-s do të dukej pikërisht ashtu siç do të vendoste Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), organi më i lartë vendimmarrës i aleancës.
Siç e dini, mënyra si funksionon SACEUR është që ai zhvillon opsione dhe ia paraqet NAC-ut, i cili është autoriteti real vendimmarrës në NATO. Atje është e gjithë fuqia dhe autoriteti.
Pastaj SACEUR i paraqet opsionet Këshillit të Atlantikut të Veriut, dhe NAC vendos. Kështu funksionon NATO. SACEUR ofron një sërë opsionesh dhe rekomandon preferencën e tij, dhe pastaj NAC i shqyrton dhe vendos.
Nëse NAC nuk vendos unanimisht të mbështesë operacionin, mund të ketë një “koalicion të vullnetit” që merr pjesë nën flamurin e NATO-s. Pra, gjithçka ka të bëjë me koordinim të duhur dhe nivel bashkëpunimi, duke kërkuar mundësi dhe duke ecur përpara së bashku, në vend që të zihemi në gazeta.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të kontribuojnë realisht ushtritë evropiane në këtë mjedis? Dhe, në aspektin detar, a sjellin flotat evropiane kapacitete kritike për çminimin që SHBA-ja nuk i ka aktualisht në këtë teatër?
Phillip Breedlove: Nuk jam i sigurt që SHBA-së “i mungon” vërtet. Ne nuk po e përdorim shumicën e forcës sonë atje. Mund të angazhohen më shumë forca. Por, mendoj se SHBA-ja po kërkon që vende të tjera në botë që përfitojnë ose nuk përfitojnë nga rrjedha e naftës të bashkohen dhe të ndihmojnë në këtë proces.
Po, ka disa marina të NATO-s me mjete shumë të afta detare dhe sisteme shumë të sofistikuara kundër raketave. Dhe, kemi dy grupe të përhershme të çminimit detar që janë gjithmonë në gatishmëri.
Pra ka mjete brenda NATO-s që, nëse NATO angazhohet siç duhet dhe arrihet marrëveshje, mund të jenë pjesë shumë e rëndësishme e kësaj përpjekjeje.
Radio Evropa e Lirë: Nëse tensionet vazhdojnë të rriten, sa e rëndësishme është mbështetja evropiane për operacionet amerikane në ngushticë? Duke pasur parasysh se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po shkon në Romë për diskutime me aleatët, çfarë roli shihni për Evropën në fazën tjetër të krizës?
Phillip Breedlove: Personalisht, mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme. Putini dhe Xi Jinping kanë dhënë mbështetje për Iranin. Dhe, Irani ndihet në një pozicion të mirë sepse aktualisht po përballet kryesisht me Izraelin dhe SHBA-në në këtë operacion. Dhe, për sa kohë që Irani, Xi dhe Putin mund të manovrojnë për të mbajtur aleatët perëndimorë jashtë operacionit, e gjithë barra bie mbi Izraelin dhe SHBA-në.
Kjo do ta bëjë rrugën më të vështirë për SHBA-në, por besoj se SHBA-ja është e vendosur të bëjë atë që duhet, me ose pa aleatë. Thjesht, do të ishte më mirë që Xi, Putin dhe udhëheqësit fetarë në Iran të shohin se SHBA-ja është e shoqëruar nga vende të tjera të botës perëndimore që janë të interesuara, përfshirë edhe Korenë e Jugut, Japoninë, Australinë, Zelandën e Re dhe të tjerë.
Do të ishte mirë që këto tri vende - Rusia, Kina dhe Irani - të shohin se kombet perëndimore janë të bashkuara në këtë përpjekje.
Radio Evropa e Lirë: Nëse raportimet janë të sakta se Vladimir Putin po e mbështet aktivisht Iranin, përfshirë ndarje të supozuara të të dhënave të inteligjencës, a nuk kërkon kjo vetvetiu një përgjigje të unifikuar të NATO-s? Dhe, sa dëmton kohezionin e aleancës fakti që kundërshtarët duken gjithnjë e më të koordinuar, ndërsa aleatët mbeten të ndarë?
Phillip Breedlove: Kam thënë diçka vite më parë që njerëzve nuk u pëlqeu, por që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve: nëse armiku yt lufton kundër teje dhe ti je i përçarë ose i shpërqendruar, ai fiton.
Në thelb, ne kemi një armik - në këtë rast Iranin - të mbështetur nga dy fuqi që nuk ia duan të mirën SHBA-së ose Perëndimit në përgjithësi. Dhe, ata janë të bashkuar në përpjekjen e tyre, ndërsa ne nuk jemi të bashkuar. Dhe kjo do të jetë problem në afat të gjatë.
Radio Evropa e Lirë: Disa aleatë thonë se kjo nuk është lufta e tyre. Por, duke pasur parasysh atë që keni përshkruar, mbështetjen e Rusisë për Iranin dhe mbështetjen paralele të Iranit për Rusinë në Ukrainë. A nuk e zgjeron kjo konfliktin në një sfidë më të gjerë sigurie për aleancën?
Phillip Breedlove: Kur isha SACEUR, kuptova se nuk mund të diktoj politika individuale për shtete sovrane. Shtetet sovrane duhet t’i marrin vetë vendimet nëse do të mbështesin apo jo.
Dhe, mendoj se shumë prej tyre, nëse bëjnë llogaritë, do ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo për ta: po, ata nuk e nisën këtë luftë, por tani kemi një luftë që po ndikon seriozisht në mundësitë energjetike të vendeve të tjera në Perëndim dhe disa aleatëve në Lindjen e Largët.
Shpresa është që kur këto shtete sovrane të vendosin nëse duhet të përfshihen apo jo, do të shohin se sa me vlerë është të mos lejohen Xi, Putini dhe regjimi në Iran t’i diktojnë kostot dhe politikat energjetike.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë rrugëdalje ekzistojnë tani që mund të ulin tensionet pa treguar dobësi për NATO-n?
Phillip Breedlove: Ata [aleatët e NATO-s] ose duhet të vendosin të përfshihen, ose të krijojnë një koalicion të vullnetit ose shtete individuale të përfshihen, ose s’duhet ta bëjnë. Pra, nuk janë të angazhuar aktualisht.
Radio Evropa e Lirë: Në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, presidenti Donald Trump ka thënë vazhdimisht se SHBA nuk varet nga ngushtica njësoj si evropianët, dhe se evropianët që përfitojnë prej saj duhet të ndërhyjnë. Pa SHBA-në, a mund ta bëjnë ata vetëm?
Phillip Breedlove: Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për NATO-n ta bëjë këtë pa SHBA-në. Ne kemi një aleancë. Pse të mos e shfrytëzojmë këtë mundësi për të punuar në mënyrën e duhur si aleatë së bashku dhe për ta zgjidhur këtë? Kjo është, mendoj, rruga që duhet të ndjekim.
Radio Evropa e Lirë: Për fund, gjeneral. A rrezikon NATO të duket e ndarë në një moment kur kundërshtarët e saj, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, duken gjithnjë e më të koordinuar? A e forcon kjo krizë unitetin e aleancës apo rrezikon të përshpejtojë largimin transatlantik?
Phillip Breedlove: Kjo është shumë më e madhe se NATO-ja, shumë më e madhe. Kina po e shikon këtë dhe ndoshta është më e kënaqur se kurrë. Ata e shohin Perëndimin të ndarë. Putini gjatë gjithë kohës si lider i Rusisë ka tentuar të ndajë SHBA-në nga NATO-ja. Ai duhet të jetë jashtëzakonisht i kënaqur me atë që po sheh. Ne po i japim Putinit dhuratën më të madhe që ka marrë ndonjëherë si lider, dhe duhet të gjejmë mënyrën për ta rregulluar këtë.
Armiqtë e Perëndimit nuk duhet të shohin Perëndimin duke u përçarë mes vetes, dhe liderët e Perëndimit, nëse e kuptojnë sinjalin që po i dërgojmë Xisë dhe Putinit përmes ndarjes sonë, duhet të ndalen dhe të rishikojnë ku jemi. Dhe, besoj se kjo është e rëndësishme.
Prandaj thashë: kemi një mundësi tani për ta rregulluar këtë, për ta vendosur në kontekstin e duhur dhe pastaj për të bashkëpunuar për të dalë nga ky problem./ REL
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41