Flash News

Bota

Izraeli godet ma raketa Damaskun, 15 të vrarë

Izraeli godet ma raketa Damaskun, 15 të vrarë

Një sulm ajror nga Izraeli raportohet të ketë vrarë deri tani të paktën 15 persona në në Kafr Sousa – një zonë e sigurisë së lartë të kryeqytetit sirian, Damask.

Sulmi ka dëmtuar banesa dhë ndërtesa në lagjen me popullsi të dendur, aty ku janë ndërtesat shumëkatëshe të sigurisë, dhe ku banojnë pjesa më e madhe e zyrtarëve të lartë të sigurisë, degëve të sigurisë dhe selive të inteligjencës dhe instalimeve iraniane.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk pranoi të komentojë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmi, i cili goditi afër një qendre kulturore iraniane, kishte vrarë 15 njerëz, përfshirë civilë, ndërsa të tjerë janë në gjendje kritike.

Të fundit