Flash News

Bota

Izraeli: Hamasi ka vendosur flamuj të ISIS në vendet ku ka kryer masakra

Izraeli: Hamasi ka vendosur flamuj të ISIS në vendet ku ka kryer

Teksa masakrat në Izrael vazhdojnë të trondisin botën, zyrtarët thonë se militantët e Hamasit, kanë vendosur flamuj të ISIS, në vendet ku kanë kryer masakra.

Përmes disa fotove të publikuara, izraelitët pretendojnë se flamujt janë lënë pas masakrave që janë kryer ndaj civilëve izraelitë.

Izraeli e ka krahasuar shpesh Hamasin me ISIS-in, megjithëse ato janë organizata të ndryshme.

Hamasi është cilësuar si grup terrorist nga Izraeli, SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Hamasi është një grup islamik palestinez që kontrollon Rripin e Gazës dhe qëllimi i tij kryesor është zhdukja e shtetit izraelit.

Të fundit