Flash News

Bota

“Kina do krijojë kaos”, paralajmërimi i zyrtares së lartë amerikane: Do ketë sulme kibernetike ndaj SHBA-së

“Kina do krijojë kaos”, paralajmërimi i zyrtares së

Një zyrtare e lartë amerikane për sigurinë kibernetike tha se një sulm kinez ndaj Tajvanit do të shoqërohej me sulme kibernetike ndaj Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara.

Drejtoresha e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe  Infrastrukturën, Jen Easterly, tha se vendet aleate dhe Uashingtoni duhet të përgatiten se Kina do krijojë panik dhe kaos në hapësirën kibernetike.

Një skenar sulmesh ndaj infrastrukturës jetike në rast të një sulmi kinez në Tajvan fatkeqësisht nuk është i ekzagjeruar.”

 “Sulmi “mund të gërshetohet shumë mirë me shpërthime në disa tubacione gazsjellëse, me ndotjen masive të sistemeve tona ujore, me ndërhyrjen në sistemet tona të telekomunikacioneve, me dëmtimin e qendrave tona të transportit.”

 “Të gjitha këto të projektuara për të nxitur kaosin dhe panikun në mbarë vendin tonë dhe për të sabotuar mobilizimin e fuqisë sonë ushtarake dhe të vullnetit të qytetarëve.”

Agjencitë amerikane të zbulimit dhe zyrtarët e mbrojtjes kanë paralajmëruar se Kina po përgatit planet për të marrë Tajvanin me forcë brenda vitit 2027.

“Në rast se kinezët i kundërvihen Tajvanit, ata do të sigurohen që të ndikojnë unitetin që është krijuar mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, unitetin që është krijuar brenda Shteteve të Bashkuara.”

“Ata po na shkaktojnë që tani kosto me sulmet ndaj infrastrukturës sonë jetike, gjë që do t’i ndihmojë në thelb për të ndikuar tek vullneti i popullit amerikan.”, tha ajo.

Të fundit