Flash News

Bota

Kina më në fund konfirmon vizitën shtetërore të Donald Trump

Kina më në fund konfirmon vizitën shtetërore të Donald

Kina ka konfirmuar zyrtarisht se presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë vendin këtë javë për të takuar Xi Jinping.

Udhëtimi vjen me ftesë të presidentit kinez, tha ministria e jashtme e Kinës.

Pavarësisht se vetë Trump tha se vizita, e shtyrë nga fillimi i prillit , do të mbahej, Pekini nuk e kishte konfirmuar takimin deri më tani.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë të tendosura si rezultat i luftës në Iran, me mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit që kërcënon sigurinë energjetike të Kinës.

Thesari i SHBA-së vendosi gjithashtu sanksione ndaj kompanive me seli në Kinë, të cilat i ka akuzuar se ndihmojnë përpjekjet ushtarake të Iranit vetëm disa ditë para vizitës së Trump.

Të fundit