Flash News

Bota

Kinezët janë të shqetësuar se ekonomia e tyre “po perëndon”

Kinezët janë të shqetësuar se ekonomia e tyre “po

Ndërsa qeveria po përpiqet të nxisë rritjen ekonomike, shumë kinezë janë pesimistë për të ardhmen e ekonomisë së vendit, shkruan The Economist.

Këto kanë qenë kohëra të vështira për bursën kineze. Pasi qeveria filloi të rrisë masat në fund të shtatorit për t’i dhënë vrull ekonomisë në stanjacion, çmimet e aksioneve u rritën dhe ranë sërish paksa, ndërsa investitorët po prisnin hollësitë në lidhje me masat qeveritare.

Ligjvënësit shpalosën edhe më shumë masa stimuluese më 8 nëntor.

Por ankthi i publikut për perspektivat afatgjata të ekonomisë kineze është i vështirë për t’u zbutur. Dhe kjo ishte e vërtetë që përpara se në Amerikë të zgjidhej president Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të rënda ndaj mallrave kineze.

Debati në mediat sociale kineze reflekton këndvështrimet e shumë qytetarëve për të ardhmen. Si gjithmonë, duke pasur parasysh censurën e madhe të internetit në Kinë, bisedimet janë të kujdesshme, duke shmangur ankesat që mund të zemërojnë Partinë Komuniste.

Ato shtete me institucione që janë “gjithëpërfshirëse”, domethënë që punojnë në interes të grupeve të ndryshme dhe jo të një elite të ngushtë, arrijnë që të kenë një rritje të qëndrueshme ekonomike, më tepër sesa institucionet që janë “përjashtuese”, parashtron libri.

Autorët thonë se institucionet ekonomike të Kinës janë bërë më gjithëpërfshirëse që nga epoka e Mao Ce Dunit. Kjo ka bërë të mundur zgjerimin e jashtëzakonshëm ekonomik të Kinës në dekadat e fundit. Por ata shtojnë se institucionet politike të Kinës mbeten përjashtuese, duke rritur gjasat që ekonomia “të humbasë vrullin”.

Është mbresëlënëse që një argument i tillë u lejua të qarkullonte në Kinë, veçanërisht në kohën e presidentit Xi Jinping, i cili mori pushtetin menjëherë pasi libri u botua në anglisht dhe me shpejtësi manovroi për të heshtur zërat e disa liberalëve që do të kishin qenë tifozët e tij të natyrshëm.

Botimi kinez i librit ka lënë jashtë shumë nga argumentet e autorëve për Kinën, veçanërisht pjesët që janë jetike për sistemin e saj politik. Zoti Acemoglu thotë se ai dhe bashkautori, menduan se “ia vlente të përpiqeshe të arrije publikun kinez në këtë formë”, edhe pse ishte një “episod shumë i dhimbshëm”.

Të fundit