Flash News

DITARI POLITIK

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë,

Parlamenti do të zhvillojë sot seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e re.

Seanca nis në orën 10:00 dhe në rend dite janë një sërë projektligjesh. Mes tyre do të diskutohet Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila u konfirmua pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Në rendin e ditës është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

Të fundit