Flash News

E-TJERA

FSHF mesazh ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotës dhe vëllait të tij

FSHF mesazh ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo

Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

“Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv”, shkruan FSHF.

Diogo Jota dhe André Silva u ndanë nga jeta tragjikisht pas një aksidenti autombilistik. Mjeti i tyre tip  Lamborghini doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Për pasojë të dy humbën jetën.

Të fundit