Flash News

E-TJERA

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi

Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në rrugët e kryeqytetit.

Një makinë tip Audi Q8, është vënë në ndjekje nga Policia pasi dyshohet se shoferi i mjetit mbante armë zjarri me vete. 

Mësohet se Policia e ka ndjekur shoferin nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi” por si rezultat i shpejtësisë shoferi i Audit është përplasur me katër makina duke shkaktuar aksident masiv.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë shoferi i Audit është kapur nga policia. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Të fundit