Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni për Dezinformimin, Zhupa: Bord censurues, doni të kontrolloni totalisht mediat

Komisioni për Dezinformimin, Zhupa: Bord censurues, doni të

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur nga Kuvendi për nismën ligjore të Komisionit të Dezinformimit.

Zhupa deklaroi se vetë SHBA e ka cilësuar si një bord censurues, ndërsa presidenti Trump e konsideroi si një komision që synon të godasë kudnërshtarët.

Zhupa shtoi se mbështetja e gazetarisë investigative nga shteti është e papranueshme dhe cenon fjalën e lirë.

"E nisur se kjo, nga memorandum SHBA-Shqipëri. Trump, presidenti i SHBA-së e cilësoi këtë bord dezinformimi censurues, që ju kishit marrëveshjem dhe e konsideruar si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës. Trump e konsideroi për t’u përdorur ndaj kundërshtarëve, ndaj u zhbë ky komision dhe me vullnetin e Trump. Atë që tashmë është demaskuar nga vetë presidenti i SHBA-së, që kishte qëllime të ndryshme nga ata të shpallura zyrtarisht.

Ndryshe nga paçavurja që sillni ju, BE e ka fokusuar në transparencë. Strategjia e BE ka për synim transparencën, heqjen e llogarive false, ka për synim identifikimin e aktorëve të huaj, strategjia juaj s’i ka, por ka si qëllim forcimin e instiotucioneve në ndërhyrjen mediatike. Këto ndërhyrje legjitime, në një startegji normale duhet të rakordoheshin me BE, NATO apo me studion hibride në Holandë.

Kur ngrihet një incitucion i ri, s’e përfshini koston financiare, që është shkelje e rregullores e ligjeve në Shqipëri.

Kontrollin mediatik do ta bëjë qeveria, përmes start –up, do të bëjnë interesin e atij që jep fonde dhe më pas këto start up do vlerësojvë cilësinë e lajmit. Shteti do të mbështesë gazetarinë investigative, e thoni në projektligj. Do investigojë skandalet që do t’u presë ‘kokën’ Edi Rama, ndonjë kryebashkiak, apo skandal të opozitës", tha Zhupa.

Të fundit