Flash News

DITARI POLITIK

Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca

Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të

Gjatë seancës së fundit plenare, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u përball me deputeti Flamur Noka.

Noka teksa kërkonte fjalën për procedurë, Spiropali iu drejtua duke i thënë se kishte folur mjaftueshëm dhe se nuk kishte më të drejtë fjalë për procedurë.

Ajo theksoi se deputetët kanë të drejtë të përgjigjen dhe nuk janë “gurë varri” që të qëndrojnë pa reaguar ndaj fyerjeve.

Elisa Spiropali: Nuk ke fjalë zoti Noka, nuk ishte për procedurë. Folët mjaftueshëm sot.  Të përgatitet zoti Gjekmarkaj.

Mos t’ju përjashtoj nga seanca për fjalorin.

Nuk ke procedurë. E ke marrë disa herë për procedurë, kishe dhe fjalën. Kanë të drejtën të përgjigjen edhe ata se nuk janë gurë varri, që sa herë ti fyeni ju ata të rrinë në vend.

Uluni në vend mos të përjashtoj nga seanca.

Mos guxo, dil përjashta dhe mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot. Dil përjashta nga seanca. Ulu në vend. Ska fjalë për procedurë.

 

Të fundit