Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit

Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, prezantoi sot amendamentet e Senatit dhe Kongresit Amerikan në Asamblenë Parlamentare të OSBE.

Mediu tha se e mbështet këtë amendament sepse ai ka besim të fortë në sigurinë euroatlantike dhe aleancën euroatlantike.

Gjatë fjalës së tij Mediu theksoi se mbrojtja Euroatlantike është detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit.

Mediu: Edhe unë jam një nga ata që mbështesin këtë amendament të paraqitur nga Senatori Cornyn, të bashkësponsorizuar nga Senatori Wicker dhe Kongresmeni Smith. Personalisht e mbështes këtë amendament sepse kam besim të fortë në sigurinë euroatlantike dhe aleancën euroatlantike. Samiti foli qartë për rëndësinë e bashkëpunimit brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut në ndarjen e barrës, përfshirë financimin e buxhetit të mbrojtjes deri në 5%, nga të cilat 3.5% në investime bazë për mbrojtjen, çka jep një perspektivë të re për sigurinë evropiane dhe aleancën në tërësi.

U vlerësua gjithashtu edhe lidershipi i Shteteve të Bashkuara dhe i Presidentit Amerikan nga çdo lider evropian. Mund të përmend edhe Kancelarin Merz dhe të tjerë, të cilët janë zotuar të forcojnë aleancën dhe të punojnë së bashku për ta bërë Evropën më të sigurt.

Gjithashtu dua të përgëzoj veprimet kundër regjimit të Iranit, të cilat, siç e kam përmendur edhe më herët, do të ndihmojnë shumë për një Evropë më të sigurt.

Duke e përmbyllur, besoj se politikat e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera euroatlantike që punojnë dorë për dore për çështjet e sigurisë janë shumë të rëndësishme. Duhet të përqendrohemi në bashkëpunim dhe jo në përçarje brenda aleancës dhe mes vendeve të rajonit të OEC-së, në mënyrë që të kemi një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt. Faleminderit!

Të fundit