Flash News

E-TJERA

Ndjekja e Audit në Tiranë, policia jep detajet, kush është shoferi që u arrestua (EMRI)

Ndjekja e Audit në Tiranë, policia jep detajet, kush është

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me kaosin e shkaktuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku forcat “Shiponja” u vunë në ndjekje të një automjeti, me të cilin po lëviznin dy të rinj të armatosur.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy të rinjtë kanë përplasur me makinë tre automjete të tjerë, teksa më pas kanë hedhur armën e zjarrit pistoletë në rrugë dhe janë arratisur.

Pasagjeri nuk ia ka dalë dot, pasi është arrestuar nga Policia, ndërsa drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim. Në pranga është vënë shtetasi Skerdi Sina, 29 vjeç.

Emri i tij nuk është i pa njohur për autoritetet. Në janar të këtij viti Sina u shpall në kërkim bashkë me 4 persona të tjerë pasi mbajtën të mbyllur në një banesë të marrë me qira ditore në Astir, një 21 vjeçare. Ata posedonin armë zjarri, teksa kishin konsumuar edhe lëndë narkotike.

“Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.

Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit Skerdi Sina, 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.” – thuhet në njoftim.

Të fundit