Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku kërkon debat për inceneratorin e Elbasanit: Kuvendi të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive

Tabaku kërkon debat për inceneratorin e Elbasanit: Kuvendi të

Deputetja Jorida Tabaku mbështeti kërkesën e koleges së saj, Zheni Gjergji, për debat mbi skandalin me landfillin e Elbasanit, ku prejt tre ditësh po digjen mbeturinat.

Tabaku tha nga Kuvendi se duhet hetimi i 430 milionë eurove korruptive që janë shpenzuar për inceneratorin.

Ajo kërkoi që Kuvendi të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive, ndërsa ministri i Financave të japë llogari pse vijon të paguajë për inceneratorin.

"Kërkoj një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E nevojshme që hetimi për 430 mln eurosh korruptiv i incenetarorëve, të vijojë diskutimin, duke qenë se çështja nuk është mbyllur. Asnjë nga inceneratorët nuk punon. Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive që vazhdojnë dhe paguajnë akoma. Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët”, deklaroi Tabaku.

Të fundit