Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin

Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji ka folur në nisje të seancës plenare në Kuvend për djegien e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, që prej tre ditësh vijon të çlirojë lëndë të rrezikshme.

Në momentin që Gjergji nisi të flasë, Spiropali i fikur mikrofonin.

"Mora fjalën për të ngritur një problem shumë alarmant që po ndodh në Elbasan. Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është një alarm i për gjendjen dramatike të mjedisit që vjen sipasojë e dështimit spektakolar të inceneratorit, një investim prej 27 milionë eurosh që nuk ka funksionuar asnjëherë siç duhet...” (Spiropali i fik mikrofonin).

Duket se Spiropalit nuk i ka pëlqyer ky denoncim nga ana e Gjergjit, i cili u mbështet edhe nga kolegët e tjerë demokratë Qani Xhafa dhe Jorida Tabaku.

Të fundit