Flash News

KRYESORE

Guri ngre alarmin në Politiko: Zjarri në landfillin e Elbasanit, një Chernobyl mjedisor shqiptar

Guri ngre alarmin në Politiko: Zjarri në landfillin e Elbasanit,

Suela Gjidede

Zjarri që përfshiu landfillin pranë Inceneratorit të Elbasanit ka shkaktuar alarm te ambientalistët dhe komunitetit lokal. Ambientalisti i njohur, Sazan Guri ka reaguar ashpër ndaj kësaj ngjarjeje, duke e konsideruar si një ndër rastet më të rënda mjedisore në historinë e Shqipërisë.

Në një prononcim për Politiko.al Guri thotë se “Ky është një nga episodet më të tmerrshme që i ka ndodhur vendit tonë” duke akuzuar direkt strukturat shtetërore dhe kompanitë përgjegjëse për keqmenaxhim të qëllimshëm të mbetjeve dhe djegie të organizuar për të fshehur dështimin në trajtimin e tonelatave të mbeturinave.

Sipas ambientalistit, landfilli i Elbasanit ishte konceptuar për të përpunuar deri në 1 milion ton mbetje në vit, por deri tani, sipas tij, janë mbledhur vetëm rreth 200 mijë ton. Ai sugjeron se zjarri është përdorur si mjet për të justifikuar pjesën tjetër, duke ngritur një dyshim të fortë për djegie të qëllimshme dhe manipulim të skemave financiare përfitimi.

"Sa i përket rastit të Elbasanit, aty duhet të digjen 1 milion ton në vit.  Tashmë, Prokuroria ka rastin të hetojë kreun e bashkisë me kompaninë përgjegjëse pasi zjarri është vënë qëllimisht.

E them këtë sepse ka mbledhur 200 mijë ton, por 800 mijë ton që si ka mbledhur si do t'i justifikojë? Duke djegur landfillin pranë Inceneratorit të Elbasanit. Kjo është strategjia që kanë zgjedhur për të justifikuar paratë që janë marrë për 1 milion ton me mbetje. 

Kjo është e sigurt. Unë kam vërtetuar edhe se si Korumi nuk perdorte filtrin, por prokuroria mbylli ceshtjen. Rafineria bente 12 mijë herë ndotje më shumë se normalja. Kam studuiuar 6 muaj, kam realizuar 500 faqe ekspertizë për këtë debat dhe ata ndaluan ceshtjen. 

Si mundet një ministër mjedisi si Kumbaro, kryebashkiaku etj që nuk kanë mbledhur kurrë ekspertët me përjashtim të takimit të parë, të mos reagojnë. Pra, çfarë të mbjellësh, do korresh sepse e ke për detyre të mbulosh mbetjet e landfilldit", tha Guri.

Rreziku për shëndetin publik

Në reagimin e tij me tone të ashpra, Guri paralajmëron në Politiko.al pasoja të rënda për shëndetin publik, duke përmendur ndotës të rrezikshëm si dioksinat, metalet kancerogjene (arsenik, plumb, kobalt) dhe grimcat PM1 e PM12.5, që sipas tij depërtojnë në gjak dhe mushkëri dhe shkaktojnë sëmundje të pashërueshme. Ai e përshkruan zjarrin si një “vullkan të ndotjes” që nuk shuhet, edhe pasi zjarri të jetë fikur në sipërfaqe.

"Aty fluturojnë mijëra zogj që shpërndajnë ndotjet. Nga zjarri 60 % e ke plastikë, goma që janë mbetje nafte, që do të thotë se aty janë mbetje nga burimet e naftës.

Edhe sikur 5 mijë zjarrfikës të shkojnë e ta shuajnë zjarrin në sipërfaqe, në thellësi të tij është një vullkan. 

Është e turpshme që mbetjet hidhen pranë një lumi. Jo vetëm që ndotet Elbasani, por me anë të lumit, ndoten edhe zonat tjera përreth.

Në rastin e zjarrit aktual, do të thotë se lënda plastike që kur digjet kthehet e lëngshme, nafta e ngurtë po ashtu, kur digjet çlirojnë 7 metalet e kanceroze. Për shembull arseniku prek trurin, plumbi organet gjenitale të dy gjinive, kobalti shkon direkt në mëlçi etj.  

Ndotësi si Pm1 është reaksion kimik dhe shkon direkt në gjak. Pm 12.5 shkon në mushkëri. Nga ky zjarr prododhet një dioksinë që shkon në organet tona, dhe nuk i ndalon askush. Janë si lëndë radioaktive dhe nuk zbërthehen vetëm kur njeriun e palasin me kancer. të gjitha këto prodhohen nga djegia me përmbajtje inorganike, nafte etj. 

Edhe pasi flakët të shuhen pas një jave, prodhimi i tymit mund të zgjasë me vite. Këtu po vritet një komunitet i tërë", tha Guri. 

Krahasimi me Chernobyl-in

Kjo është ngjarja më e rëndë mjedisore që kam parë ndonjëherë. E krahasoj me Chernobyl-in, pasi edhe dioksinat si substanca nuk zbërthehen , qëndrojnë për vite në ekosistem dhe në trupin e njeriut,” – thekson ai.

Ambientalistmji apelon po ashtu me zë të lartë që: “Elbasanasit duhet të shpërngulen urgjent. Fëmijët duhet të largohen të parët. Ky është emigrim mjedisor dhe qeveria nuk mund të rrëzojë më alarmin për shëndetin e qytetarëve.

"Duhet te largohen banorët dhe të shpërngulen. Emigrimi mjedisor është i rëndë, elbasanasit duhet të largohen urgjent. Fëmijët janë të parët që duhet të shpërngulen nga Elbasani, kurse prindërit le të rrinë dhe të votojnë. Jam i bindur se nga kjo ngjarje ka pasoja sepse është më e rënda për mua. Mund të them se është e barabartë ose pakëz më poshtë se Chernobyl-i sepse dioskina është njësoj si radioaktivi. Ajo nuk zbërthehet sepse prodhohet nga djegia. 

Dioksina është e dëmshme për të gjithë ekosistemin sepse prek natyrën, e konsumon bagëtia e kështu jep efektin zinxhir. Inceneratoret djegin deri në 1 mijë gradë dhe nuk e shpërbëjnë dot dioksinën e cila kërkon temperaturë shumë më të lartë. ajo që bie në gjethe, lopa dhe ajo nuk tretet", thotë Guri. 

Ndotja ne Vjosë

Duke zgjeruar spektrin e shqetësimeve, Guri i referohet edhe ndotjes së Vjosës nga nafta bruto dhe ujërat e zeza të anijeve të huaja, duke akuzuar autoritetet për paaftësi për të mbrojtur territorin . Ai shprehet i indinjuar se Shqpëria është kthyer në një destinacion ku të huajt derdhin mbetjet për të shmangur taksat .

"Që pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqiperia është në zjarr. Vendi po përballet çdo ditë me të gjitha llojet e mbetjeve? Njerëzit bashkëjetojnë me me plehra të hedhura dhe kjo është e pafalshme. Është e rëndë kur një turiste i quante shqiptarët 'kafshë' për këtë arsye. 

Sa i përket rastit të lumit Vjosa e cila është një zonë e mbrotjur, sic e dimë u ndot për shkak të naftës që kanë hedhur. Duhet të dini se 1 litër naftë ndot 5 km katror ujë, kurse në Vjosë janë hedhur disa ton me naftë bruto. Iamgjinoni çfarë dëmi kan♪7 bërë aty. 

Këtu vijnë vaporët e huaj dhe derdhin ujërat e naftës për të shmangur taksat që do të paguanin në portin e Pireut. Ata përdorin Shqipërinë për të derdhur këto ujëra pa asnjë lloj kosoje duke parë se çfarë qeveri pa dinjitet kemi", thotë Guri. 

Në një kohë kur zjarret, ndotja dhe keqmenaxhimi i mbetjeve janë bërë temë e ditës, deklarata e Sazan Gurit vjen si një kambanë alarmi, duke i vënë institucionet përballë urgjencës për hetim./ Politiko.al/

 

Të fundit