Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros

Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros

Është shtyrë sërish seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Seanca e radhës do të mbahet më 4 korrik, në orën 11:00.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e Goros në sallën e gjyqit.

Jorgo Goro ndodhet në burg pas akuzave për shpërdorim detyrim dhe tjetërsim të pronës shtetërore.

Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

Të fundit