Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me diplomë 'Kristali'/ Kush është Maldrita Bardho, deputetja që doli nga rinumërimi dhe i mori mandatin Zegjine Çaushit

Me diplomë 'Kristali'/ Kush është Maldrita Bardho,

Maldrita Bardho pasi siguroi mandatin e deputetes së Partisë Socialiste në Qarkun Fier pas një rinumërimi të ngushtë votash, duke ia marrë atë koleges së saj në listë, Zegjine Çaushit, me vetëm 10 vota diferencë.

E lindur më 14 mars 1984 në Fier, Bardho ka një formim në fushën e shkencave natyrore dhe shëndetësisë.

Ajo është diplomuar në Farmaci në Universitetin “Kristal” dhe ka përfunduar një diplomë të dytë në Biologji-Kimi në Universitetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Karriera e saj profesionale është zhvilluar kryesisht në sektorin privat farmaceutik, ku ka ushtruar funksione si farmaciste dhe specialiste teknike.
Përfshirja e saj në politikë erdhi pa shumë zhurmë, por përfundoi në qendër të vëmendjes pas rezultatit të rinumërimit, i cili përmbysi pritshmëritë fillestare dhe nxori jashtë Kuvendit një kandidate që kishte marrë pjesë në trajnimin e deputetëve të rinj dhe që ishte shpallur fituese paraprakisht.

Ndërsa Bardho përgatitet të marrë mandatin në shtator, mbetet për t’u parë nëse ajo do të arrijë të përfaqësojë interesat e qytetarëve të Fierit apo do të mbetet një emër i lidhur me një mandat të fituar në rrethana të debatueshme.

Të fundit