Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës , pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e rënda të vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve. Në praga ka rënë Reland Gjini.

45-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, ku Gjykata e Apelit të Bolonjës e ka dënuar me 12 vjet e 10 muaj burg për këto vepra penale.

“Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il Obiettivo”.

Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian”, njofton policia.

Të fundit