Flash News

E-TJERA

Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit

Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të

Një muaj pasi u mori votat, Rama ka lënë pas premtimet elektorale për një Shqipëri evropiane.

Komisioni Kombëtar Rregullator miraton kërkesën për rritjen e çmimit të ujit në Elbasan. Në vendimin që mban datën 4 qershor 2025, çmimi i ujit, që në pjesën dërrmuese vjen me orar, do të rritet për bashkitë Elbasan, Librazhd, Belsh, Cërrik dhe Peqin.

Justifikimin për rritjen e çmimit, ERRE e gjen tek nevoja për të përmirësuar shërbimin dhe mbulimin e shpenzimeve për çdo riparim.

“Aplikimi për nivel të ri tarifor për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve dhe pagës minimale ndër vite; Përmirësim i cilësisë së shërbimeve të ofruara të FU dhe KUN si rezultat i investimeve të parashikuara; Tarifat e reja të propozuara synojnë edhe mbulimin e shpenzimeve të riparimeve për eliminimin e defekteve apo lidhjeve të paligjshme, instalimin e matësve, rregullimin dhe menaxhimin e rrjetit të furnizimit”, thuhet në vendim.

Të fundit