Flash News

Bota

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor

Izraeli ka rënë dakord për "kushtet e nevojshme" për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se gjatë armëpushimit të propozuar, SHBA-të do të punojë me të gjitha palët për t'i dhënë fund luftës.

"Katarianët dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen e Paqes, do të paraqesin këtë propozim përfundimtar. Shpresoj... që Hamasi ta pranojë këtë Marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet - VETËM DO TË PËRKEQËSOHET", shkroi Trump.

Izraeli nuk ka konfirmuar se ka rënë dakord për kushtet e një marrëveshjeje dhe nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Hamasi.

Të fundit