Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali me pesticidet dhe salmonela, Rama ia faturon fajin AKU-së: Të pezullohet urgjent ky institucion!

Skandali me pesticidet dhe salmonela, Rama ia faturon fajin AKU-së: Të

Kryeministri Edi Rama ka hequr nga vetja të gjitha përgjegjësit në lidhje me skandalet që kanë përfshirë vendin së fundmi mbi produktet me salmonelë dhe pesticide që janë hedhur në tregun shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në një takim me fermerët këtë pasdite, Rama duket se do t’ia hedhë fajin mënyrës se si funksionon institucioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe jo Qeveria, emërimet politike, korrupsioni apo neglizhenca.

Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më parë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj shkrirjen e institucionit të AKU-së, sot këtë gjë e ka konfirmuar edhe Edi Rama.

Rama tha se veprimtaria e AKU-së duhet pezulluar me urgjencë, dhe menjëherë të gjithë burimet njerëzore të këtij institucioni duhet të kalojnë pranë një komisioni të posaçëm për verifikim.

“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë pasi më shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar AKU. Duhet ngritur një komison i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkikmit të atyre inspektorateve duhet të kalojë nga një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore. Në komision duhet të jetë pjesë UBT, për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU. AKU është shqetësimi më i madh i të gjithë sipërmarrësve, por edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se bën mirë, bën dëm. AKU-ja, ministre duhet nxjerrë urdhri i pezullimit”, – tha Edi Rama.

Të fundit