Flash News

Ditari i Opozitës

Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë

Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu

Nga Petrit Vasili/

Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë.

Pa vënë këmbën në qeveri Rama ju lëshua plehrave, nxori ministrat, nxori ushtrinë, plasi puna vullnetare, u hodhën gjithë televizionet të filmonin dhe të gjithë thanë: e zgjidhi ky, mbaroi kjo punë.

Por një vit më pas këtij " suksesi" të paparë shpalli emergjencën kombëtare të plehrave për të justifikuar megavjedhjen e shekullit, inceneratorët.

U hodhën në tokë të gjitha strategjitë evropiane për trajtimin e plehrave dhe qeveria e plehrave vendosi se djegia me incenerator është një kryevepër që vetëm Rama me të tijtë e dinte.

Megjithse ky ishte një turp dhe krim mjedisor me pasoja të frikshme për dekada ju futën inceneratorëve me hap të shtrirë për ti mjelë milionat e tyre deri në fund.

Prapë inaugurime, prapë televizione, prapë pallavra se do bënin hatanë dhe do i digjnin plehrat me inceneratorë dhe miliona euro shpenzoheshin e grabiteshin pafund.

Rezultati me spektakolar nuk bëhet, asnjë incenerator nuk funksionon, ndërsa kryevepra e korrupsionit inceneratori i Tiranës as edhe nuk ekziston fare, po fare fare.

Ku gjendemi aktualisht pas 12 vjetësh të qeverisë së plehrave.

Situata është më keq se në Afrikë.

Marrin flake malet e plehrave e behet nami në Vlore në kulmin e turizmit, flakë dynjaja në malin e plehrave në Elbasan e po kështu në Shijak e në vazhdim në të gjithë Shqipërinë.

Qeveri plehrash, mentalitet plerë dhe hajdute per tu flakur në plehra, kjo eshte trajektorja 12 vjeçare e Ramës dhe rilindjes.

Të fundit