Flash News

E-TJERA

Abuzimi në Fier, avokati: Mund të ketë pasur përgjim ambiental mes babait dhe vajzës në komisariat

Abuzimi në Fier, avokati: Mund të ketë pasur përgjim

Avokati Arbër Hoxha deklatron se mediatizmin i skajshëm i rastit të abuzimit të 12-vjeçares në Fier nuk i shërben gjykimit të drejtë të çështjes dhe krijon trysni mbi gjykatën dhe mbrojtësit.

Ai u shpreh në emisionin Now në Euronews Albania se deklarimi i vajzës nuk është i mjaftueshëm dhe pritet ekspertiza mjekësore dhe psikologjike e viktimës dhe autorit të dyshuar.

Avokati hodhi dyshimin se mund të ketë pasur një përgjim ambiental mes babait dhe vajzës ose babait dhe nënës së viktimës në komisariat, që është mjet procedural i vlefshëm për hetimin.

Të fundit