Flash News

E-TJERA

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis

Prokuroria e Elbasanit ka nisur këtë të mërkurë hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që përfshinë mbrëmjen e kaluar landfillin pranë inceneratorit.

Zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave filloi pasditen e të martës dhe pavarësisht ndërhyrjeve nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vënë nën kontrroll.

“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast. Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Të fundit