Flash News

E-TJERA

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit

Zjarri në landfillin e Elbasanit po vazhdon për më shumë se 15 orë. Dhjetëra zjarrfikës po punojnë intensivisht për të shuar flakët, por era e fortë po e vështirëson fikjen e zjarrit.

Gjatë natës, tymi toksik u përhap në të gjithë qytetin e Elbasanit, me erën që frynte nga perëndimi drejt lindjes.

Ndryshimi i drejtimit të erës ka bërë që reja e tymit të arrijë deri në qytetin e Cërrikut, në anën perëndimore të Elbasanit, duke rritur shqetësimet për ndotjen e ajrit në zonë.

Autoritetet vazhdojnë monitorimin dhe punën për të kontrolluar situatën.

Të fundit