Flash News

E-TJERA

Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Deputetët do të mblidhen ditën e enjte në seancën e radhës plenare.

Në rendin e ditës do të diskutohet për disa çështje, përfshirë projektligjin për investimet e huaja dhe Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

4. Akti normativ nr. 6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit

2025″”, i ndryshuar.

5.

6.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit

të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së

Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së

Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së

Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në

fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes

së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

7. Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

8. Projektligji “Për markat tregtare”.

9. Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet

e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i

ndryshuar.

11. Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

12. Projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe

Dezinformimit”.

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i

ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin

e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e

dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit