Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri, Rama emëron Ina Majkon zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ndryshime në qeveri, Rama emëron Ina Majkon zv.ministre e

Ina Majko u emërua sot me vendim qeverie zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, e cila më 11 maj nuk arriti të siguroj një vend në Kuvend si deputete, u emërua në detyrën e re që mbahej deri tani nga Niko Hyka. 

Kujtojme se gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pati deklaruar emrin e Majkos si ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

V E N D I M 
PËR
LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Të fundit