Flash News

Bota

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë

Gjermania po kalon ditët më të nxehta, ku temperaturat në disa zona kanë kaluar në 35°C dhe në disa raste kanë arritur deri në 40°C. Kjo valë e të nxehtit me emrin “Betina” pritet të pasohet nga stuhi, kryesisht në pjesën perëndimore dhe juglindore të vendit.

Në Gjermani po merren masa për përballimin e temperaturave ekstreme: janë hapur ambiente me ajër të kondicionuar, përfshirë edhe kishat, janë anuluar aktivitetet dhe punët në ambiente të hapura, ndërsa disa shkolla kanë kufizuar funksionimin e tyre.

Autoritetet u bëjnë thirrje veçanërisht personave më të rrezikuar të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të shmangin çdo aktivitet fizik të rëndë.

Të fundit