Flash News

Ditari i Opozitës

Bledi Himçi: Zjarri në landfillin e Elbasanit i qëllimshëm për të zhdukur prova korrupsioni

Bledi Himçi: Zjarri në landfillin e Elbasanit i qëllimshëm

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Elbasan, Bledi Himçi, ka komentuar zjarrin e regjistruar një ditë më parë në Landifillin e Inceneratorit të Elbasanit. 

Duke folur për SYRI TV, Himçi është shprehur se zjarri në landfillin e Elbasanit është i qëllimshëm për të zhdukur prova.

Sipas Himçit tre ditë para se ti vihej zjarri landfillit, prokuroria e Elbasanit ka marrë në pyetje të gjithë punonjësit e shoqërisë ‘Eco-El’.

‘Në atë landfill bëhet diferencim i materialeve, i kartonëve, plastikës, qelqit, aluminit, çfarë mund të gjenden nga kontrolli. Punojnë si skllevër ata njerëz atje.

Normalisht duhet të ishte një stok i këtyre materialeve. I vihet flaka për të thënë që u dogjën bashkë me ato, se janë shitur nga kompania ‘Eco-El’ dhe paratë kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve.

Këtu po digjen dhe provat. E dini se kur është vendosur zjarri.

Tre dit përpara prokuroria e Elbasanit ka thirrur të gjithë punonjësit e ‘Eco-El’ dhe zjarrvënia është e qëllimshme.

Ka hetime nga prokuroria e Elbasanit për inceneratorin.

Punonjësit e ‘Eco-El’ janë thirrur dhe kanë dëshmuar para prokurorit dhe këtu nuk kemi të bëjmë më me çështje të një hetimi nga prokuroria e Elbasanit.

Ne këtu jemi para një krimi të organizuar dhe duhej ta hetonte SPAK. Është një grup kriminal që vjedh paratë e taksë paguesve të Elbasanit dhe të shqiptarëve’, tha Himçi.

Të fundit