Flash News

E-TJERA

Durrës/ Morën me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 autorët

Durrës/ Morën me forcë në automjet një 48-vjeçar

Një 48 vjeçar në Durrës është marr me forcë nga 4 shtetas në makinë. Më pas këta shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj 48-vjeçarit.

Policia bën me dije se personat e përfshirë në këtë rastë janë shtetasit A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.

Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit