Flash News

E-TJERA

Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier

Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier

Policia e Fierit ka kryer një aksion hetimor ndaj kompanisë koncesionare “Bankers Petroleum Albania”, në kuadër të një dosjeje penale për evazion fiskal dhe pastrim parash në Fier.

Pas këtij aksioni të beftë, policia  ka arrestuar ish drejtorin Leondha Cobo si dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. 
Operacioni është zhvilluar në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Fierit, e cila ka autorizuar kontrolle në ambiente të lidhura me aktivitetin e kompanisë. Gjithashtu gjykata ka caktuar masa sigurie dhe për disa prej drejtuesve të saj aktualë dhe të mëparshëm.

Hetimet janë fokusuar në skemat e dyshuara të shmangies të detyrimeve tatimore dhe transaksioneve që dyshohet se synojnë pastrimin e parave.

Të fundit