Flash News

E-TJERA

Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij

Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesi portugez, 28 vjeç, u përfshi në aksidentin në Zamora të Spanjës.

Jota udhëtonte bashkë me vëllain e tij, André Silva, i cili po ashtu ka humbur jetën. Makina me të cilën ata udhëtonin shpërtheu në flakë.

Besohet se goma e Lamborghinit është djegur gjatë parakalimit. Makina doli nga rruga, u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë.

Jota sapo ishte martuar me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij, dhe e përshkroi veten si njeriun më me fat në botë në një intervistë të publikuar dje.

Të fundit