Flash News

DITARI POLITIK

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës

Pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit.

Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja.

 Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash.

Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të kutive të votimeve për Durrësin.

Pritet të shihet nëse me rinumërimin e këtyre kutive, Kalaja do të mund të rikuperojë votat e nevojshme.

Të fundit