Flash News

Ditari i Opozitës

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. 

Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

Për këtë ka reaguar dhe Grigels Muçollari, i cili në një postim në facebook shkruan se ky është cmimi qës paguajmë pas zgjedhjeve.

Çdo votë e blerë, apo e diktuar është një mundësi më pak per te permiresuar cilesine e jetës, ka thënë ai.

 

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve".

Sipas indeksit më të fundit, Shqipëria ka cilësinë më të keqe të jetës në Europë. Në fund të listës. Fuqi blerëse në rënie, shërbime publike të degraduara, mjedis i ndotur, pasiguri e përditshme. Ky është realiteti pas çdo procesi zgjedhor që na shitet si "fitore".

Por nuk ka si të jetë ndryshe. Sepse dita e zgjedhjeve nuk është më një akt demokracie, por një pazar i madh kombëtar, ku vota blihet me para publike, me favore, me frikë. Është dita ku shteti vihet plotësisht në shërbim të partisë, ku i gjithëpushtetshmi përdor çdo institucion për të diktuar rezultatin.

Çdo votë e blerë, apo e diktuar është një mundësi më pak per te permiresuar vilesine e jetës. Çdo presion ndaj administratës, një shërbim më pak për qytetarin. Çdo kontratë korruptive e mbuluar, një mundësi më pak për zhvillim. Ndaj Shqipëria nuk ecën. Sepse është zënë peng nga ata që jetën tonë po e këmbejnë me pushtetin e tyre.

Ky është çmimi që paguajmë kur zgjedhjet s’janë më zgjedhje, por mekanizma kontrolli dhe mbytjeje të vullnetit popullor.

Derisa kjo të ndryshojë, Shqipëria do të mbetet në fund. Jo vetëm në indekse. Por në jetë, në atë që e prekim cdo ditë gjithsecili prej nesh.”

Të fundit