Flash News

E-TJERA

“Sapo ishim në Kombëtare, do na mungoni”, Cristiano Ronaldo prek me fjalët për Diogo Jota-n

“Sapo ishim në Kombëtare, do na mungoni”, Cristiano

Më 8 Qershor, Diogo Jota zbriti për herë të fundit në fushën e blertë, ku portugezët ngritën për herë të parë trofeun e Nations Lague.

Cristiano Ronaldo i ka dedikuar disa fjalë të ndjera shokut të skuadrës, i cili u nda nga jeta tragjikisht bashkë me vëllanë e tij, Andre Silva.

Në një postim në platformën X, Ronaldo i dërgon ngushëllime familjes së Jota-s, teksa e quan të pabesueshme që shoku i tij, me të cilin ndanë fushën thuajse një muaj më parë, nuk jeton më.

“Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni”, shkruan Ronaldo.

Të fundit