Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nga ky moment jeni të shkarkuar”, zbardhet mesazhi i prerë i Ramës në Bashkinë Vlorë

“Nga ky moment jeni të shkarkuar”, zbardhet mesazhi i

Takimi i Edi Ramës mëngjesin e së enjtes në Bashkinë e Vlorës, u pa si një vizitë e papritur, që në fokus do të kishte punët e bashkisë dhe 11 Majin.

Takimi që u zhvillua me dyer të mbyllura solli një valë shkarkimesh, të urdhëruar nga vetë Rama. Kreu i socialistëve u tregua tepër kritik me kryebashkiakun Ermal Dredha, një tension që u vu re edhe në festën 34 vjetorit të PS, kur u panë duke debatuar.

Gjatë takimit, Rama ka dhënë një mesazh me tone të ashpra, pasi ka kërkuar shkarkimin e drejtorëvr të bashkisë dhe drejtuesve të degës së PS në Vlorë.

“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Kandidati për deputet, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë, ndërsa Eriona Ismaili jetë bashkëkryetare.

Të fundit