Flash News

Bota

Klubet saudite të 'çmedur' pas yllit të Barcelonës, ja oferta marramendëse për të

Klubet saudite të 'çmedur' pas yllit të

Klubet Superliga e Arabisë thuhet se po përgatisin një ofertë të majme financiare ndaj Raphinha , por qëndrimi i tij për të ardhmen te Barcelona mbetet i palëkundur.

Sipas El Pais, klubet saudite janë të gatshme të investojnë fuqishëm për ta transferuar anësorin brazilian, me një paketë që mund të arrijë rreth 90 milionë euro, plus një pagë afërsisht 30 milionë euro në vit.

Megjithatë, persona pranë lojtarit sqarojne se motivi financiar nuk po e udhëheq mendimin e tij dhe se synimi i Raphinhas është të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë në Evropë.

Klubet saudite të 'çmedur' pas yllit të

Të njëjtat burime theksojnë se pozicioni i tij ka qenë i njëjtë prej kohësh: ai kërkon sukses sportiv dhe jo një largim të leverdishëm financiarisht.

Kjo situatë vjen pas një sezoni të trazuar për anësorin, i cili është përballur me lëndime dhe mungesë kontinuiteti, duke humbur 23 ndeshje dhe duke kaluar mbi 100 ditë jashtë fushave.

 

Të fundit