Flash News

Bota

Kryeministri britanik Rishi Sunak mbërrin në Izrael

Kryeministri britanik Rishi Sunak mbërrin në Izrael

Kryeministri britanik Rishi Sunak mbërriti të enjten në Izrael për të filluar një vizitë dy-ditore lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Sunak pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog sot, përpara një turneu që do ta sjellë atë në vendet e tjera të zonës në një përpjekje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim në luftën Izrael-Hamas.

"Sulmi ndaj spitalit al Ahli duhet të jetë një moment vendimtar për liderët në rajon dhe në mbarë botën që të bashkohen për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të rrezikshëm të konfliktit. Unë do të siguroj që Mbretëria e Bashkuar të jetë në ballë të kësaj përpjekjeje," ka thënë Sunak më parë kur u pyet për vizitën.

Të fundit